Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me Kurtin nuk kemi konflikte, Ballkani i Hapur na bën më të fortë


Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar se mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të ketë tensione dhe konflikte.

Ai thotë se mes të dyve ekzistojnë mosdakortësi konceptuale për sa i përket politikës rajonale.

Ndërkohë Rama e ka konsideruar ‘Ballkanin e Hapur’ një interes strategjik i kombit shqiptar edhe i Kosovës. Ai tha se ne nuk kemi nevojë që vende të tjera të mbledhin Ballkanin. Ai e ka konsideruar absurd faktin që Kosova nuk ulet në tavolinë.

Me Albinin takohem normalisht. Kemi një mosdakortësi konceptuale për sa i përket qasjes së politikës rajonale. Për mua Ballkani i hapur është interes strategjik i kombit shqiptar edhe i Kosovës. Ballkani i Hapur është zbatimi i katër lirive: njerëzve, kapitaleve, shërbimeve dhe mallrave. Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me Beogradin është që presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve si pjesë e asaj që quhet ‘Ballkani i Hapur’. Procesi i Berlinit është një proces që varet nga burokracia europiane. Ne nuk kemi nevojë të na mbledhin dhe të presim. ‘Ballkani i Hapur’ po mbështetet nga të gjithë. Është rruga jonë për t’u bërë më të fortë. Kemi çuar një propozim në Francë dhe aty kemi ngecur sepse Vuçiç nuk e pranonte lëvizjen e njerëzve. Ai nuk e pranonte sepse do të zhdukte kufirin mes Kosovës. Gjëja më absurd në këtë proces është se sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët. Ballkani i Hapur nuk negociohet. Respektoj të drejtën e qeverisë së Kosovës, por nuk jam dakord”- tha Rama