Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ministrat nuk e dinin që do emëroheshin


Kryeministri Rama tha në “Opinion” se asnjë prej ministrave të vendosur prej tij sot, nuk e ka ditur paraprakisht faktin që do të ishte pjesë e kabinetit.

Rama ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e qeverisë e kanë mësuar vetëm sot gjatë leximit të emrave që do të ishin pjesë e qeverisë.

Në rastin kur je në një qeveri koaliconi sigurisht do diskutosh paraprakisht për emrat. Në rastin kur një shumicë që është shumicë e një partie, ti do diskutosh kur do të marrësh ministër jashtë partisë. Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë. Nuk mund të thonë s’du. Nuk ka s’du”-deklaroi Rama.