Petrit Vasili i LSI-së ka komentuar kabinetin Rama 3 të prezantuar ditën e sotme.
Vasili thotë se qeveria e re do vazhdojë të rrëmbejë koncesione, prona dhe do vazhdojë të drejtojë droga dhe paraja e pistë.
Postimi i plotë:
Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës!
Qeveria talibane, e sapo pjellë e Mullah Omar Ramës ka vetëm një frazë në program:
“Ne do te vazhdojmë zhvatjen, ndërsa ju zhdukuni nga Shqipëria”.
Qeveria e Mullah Omar Rames do te vazhdoje të rrëmbejë koncesione, do të vazhdoje të rrëmbejë qindra tendera sekrete, do të vazhdojë te beje rruge ku kilometri është i me i shtrenjte se floriri, do te vazhdojnë qytetaret te jene ne mëshirë te fatit ne kulmin e Pandemisë, do te vazhdoje te mos ketë aspak drejtësi për qytetaret se drejtësia është e kapur, do te vazhdojë të rrëmbehet dhunshëm prona publike dhe private, do te vazhdoje qe droga, paraja e piset dhe kriminelët të telekomandojnë qeverisjen e Mullah Rames.
Mullah Omar Rama ka vetëm një devize:
“Pas meje në jetë jetë , gur mbi gurë mos mbetë”.
Mullah Omari i vërtetë e mori ndëshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë mëshirë nga forcat e se mirës.
Sikurse ai edhe ky qe është këtu nder ne nuk do ti shpëtojë ndëshkimit.
Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund te paracaktuar dhe pa kthim, i mjere kushdo qe ka iluzione për të kundërtën.