Një 33-vjeçar në Kosovë, gëlltiti një telefon ‘Nokia 3310’ me një bateri litiumi të bashkëngjitur, dhe pastaj vendosi të vazhdojë jetën e tij sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Sipas raporteve të mediave lokale, Skënder Telaku, kirurgu që ndoqi operacionin, burri ishte në dijeni të asaj që kishte bërë, por prapë vendosi të priste që dhimbjet të shtoheshin para se të shkonte në urgjencë.
Doktor Telaku, shef i gastroenterologjisë në spitalin lokal në Prishtinë, tregoi me një postim në Facebook skanerin e pacientit që konfirmoi praninë e telefonit celular në bark, dhe më pas hapat e operacionit, të kompletuar me një video për të dëshmuar një nga momentet e nxjerrjes.
“Ne e ndamë telefonin në tre pjesë – tha ai – dhe e nxorëm atë endoskopikisht, domethënë pa prerë stomakun. Pa ndërlikime.”
Frika ishte mbi të gjitha për baterinë, por edhe një herë telefoni celular më i famshëm Nokia u tregua i pathyeshëm. Arsyeja që e bëri burrin të gëlltisë telefonin është ende për t’u sqaruar.