Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadoret e Amerikës dhe Suedisë nisen drejt Peshkopisë


Është bërë e shpeshtë për dy ambasadoret, atë të SHBA-ve dhe të Suedisë që të eksplorojnë Shqipërinë cep e më cep.

Yuri Kim dhe Elsa Hastad janë nisur drejt Peshkopisë, ku kanë takuar banorët e zonës dhe me kënaqësi kanë ndarë edhe foto në profilet e rrjeteve sociale.

“Vizituam qendrën lokale të turizmit që është mundësuar me mbështetjen e USAID-it dhe SIDA Sweden. Po ashtu takuam qytetarë miqësorë përgjatë ecjes sonë në bulevardin kryesor, duke përfshirë disa zotërinj që na ftuan për kafe.

Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu dhe Xhemal Jashari për kafen dhe bisedën.

Biem dakord 100% që Dibra ka një potencial të madh dhe duhet të zhvillohet më shumë.”, shkruan ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.