Vendosni fjalën kyçe....

Çasti kur Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri varen poshtë me litarë, teksa përpiqeshin të arratiseshin nga Burgu 313 (Video)


Janë zbuluar pamjet e përpjekjes pë arratisje të Arbër Çekajt e Fatmir Pjetrit nga burgu i ‘313’ në Tiranë.

Pamjet janë siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për ‘News24’ e ‘BW’.

Në video duket fillimisht Pjetri që varet poshtë me anë të një litari e pas tij pak sekonda më pas edhe Çekaj. Ata kapen pak çaste më pas nga efektivët e policisë së burgut.

Lidhur me ngjarjen në fjalë ka nisur një hetim ndërsa disa efektivë janë pezulluar deri në zbardhjen e ngjarjes pasi dyshohen si bashkëpunëtorë në përpjekjen për arratisje të dyshes.

Çekaj ndodhet në këtë burg pasi është dënuar me 14 vjet burg për 613 kilogramët e kokainës që u kapën në një magazinë pranë Portit të Durrësit në një ngarkesë me banane të porositur nga kompania e tij.