Japonia raportoi një rast të ri të ndotjes që përfshin vaksinën COVID -19 të komoanisë Moderna, incidenti i katërt i tillë në më pak se një javë, duke kërcënuar të ngadalësojë fushatën e vaksinimit në vendin aziatik.
Prefektura Kanagawa tha të martën se disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës Moderna u gjetën kur po kontrolloheshin për substanca të huaja para përdorimit të saj dhe kjo ka pezulluar vaksinimin me pjesën tjetër të furnizimit.
Japonia pezulloi përdorimin e 1.63 milion dozave të vaksinës Moderna javën e kaluar pasi u njoftua për ndotje në disa nga furnizimet. Moderna dhe kompania farmaceutike spanjolle Rovi (ROVI.MC), e cila prodhon shishet me vaksina Moderna, kanë thënë se shkaku mund të jetë një çështje prodhimi dhe rregullatorët evropianë të sigurisë kanë nisur një hetim.
Moderna ka thënë se asnjë çështje sigurie ose efikasiteti nuk ishte identifikuar nga kjo çështje. Asnjë incident i ngjashëm i Modernës nuk është raportuar në vende të tjera.
Më shumë vaksina Moderna u ndaluan përkohësisht në dy rajone të tjera këtë javë. Në disa raste, substanca të huaja janë gjetur në shishe të papërdorura, ndërsa dyshohet se ndotja është shkaktuar kur copëzat e tapës prej gome të shisheve prishen kur gjilpërat futen gabimisht.