Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi kthyer në zonë lufte” – Suedia tronditet nga shpërthimet, deputeti kërkon ‘dorë të hekurt’ ndaj ‘epidemisë’ së bandave


Një deputet suedez ka thënë se vendi i tij po fillon të duket si një zonë lufte pasi në disa qytete kishte ngjarje të rënda kriminale, ku u regjistrua edhe një viktimë. Ai tha se vendi dikur paqësor është pushutra nga epidemia e bandave.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, policia në Suedi u thirr në një pronë banimi në qytetin Varnamo, ku një burrë u gjet i plagosur rëndë pas një shpërthimi të raportuar. Ai u dërgua në spital ku vdiq nga plagët e marra. Ngarkesa shpërthyese ishte aq e fuqishme sa u dëgjua në pjesë të mëdha të qytetit, u tha policia gazetarëve.

Gazeta e përditshme suedeze ‘Aftonbladet’, duke cituar burime policore, tha se i ndjeri kishte hedhur veten në erë aksidentalisht. Besohet se ai mbante një bombë dhe kishte për qëllim të kërcënonte ose të trembte ‘dëshmitarët’.

Individi në fjalë kishte lidhje me një bandë motoçikletash, u tha gazetarëve Johan Borg, koordinator operacional i policisë së Varnamos në një konferencë shtypi të enjten.

Ndërkohë, qyteti i Helsingborg gjithashtu u trondit nga një shpërthim në orët e para të mëngjesit të së enjtes, edhe pse ngjarjet nuk mendohet të jenë të lidhura. Nga shpërthimi i fuqishëm në një banesë, kishte dëme të konsiderueshme materiale.

Ekspertët e bombave u thirrën në vendngjarje, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Banorët u thanë mediave lokale se kishte një erë të fortë të barutit pas shpërthimit. Shpërthimet vijnë mes përshkallëzimit të dhunës së bandave.

Deputeti suedez Johan Forssell tha në ‘Twitter’ se Suedia i ngjan një ‘zone lufte’, duke shtuar se vendi duhet të heqë qafe bandat kriminale dhe të rivendosë sigurinë.