“Al Arabiya”, media arabe shkruan se 37 gra afgane u ndihmuan nga organizata joqeveritare e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright për t’u evakuuar në Shqipëri.
Ato u transportuan me një avion privat, ndërsa kishin dy ditë prisnin në aeroportin e Kabulit.
Me lëndime në trup për shkak të situatës problematike në aeroport dhe pa asnjë valixhe me vete, gratë kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë.
Kjo është mundësuar nga “Vital Voices” e themeluar nga ish-sekretaret Amerikane të Shtetit Clinton dhe Albright.