Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi: Do modernizojmë Mbrojtjen Civile, më ka prekur Prefekti i Vlorës që punoi si ushtarët për fikjen e zjarreve


Ministri i Mbrojtjes, Peleshi, ka thënë sot se qeveria do modernizojë Mbrojtjen Civile.

Teksa bëri bilancin e dëmeve të shkaktuara na zjarret në vend, ai tha se ishte prekur nga modeli i Prefektit të Vlorës, i cili kishte qëndruar net të tëra pa gjumë duke ndihmuar edhe vetë në shuarjen e flakëve.

“4.960 trupa dhe 152 mjete të FA, 3309 trupa dhe 113 mjete zjarrfikëse. 1.914 forca lokale të të gjitha bashkive, 1`.400 forca vullnetare, 4.89 forca të policisë së shtetit, 606 forcat e shërbimit pyjor dhe e gjithë administrata e mbrojtjes civile. Kjo ishte fuqia njerëzore dhe motorike e operacioneve nga toka për të luftuar me 389 vatra të zjarrit në të gjithë vendit në harkun e dy muajve. Kam takuar modele të shkëlqyera të punonjësve të shtetit, si perfekti i Vlorës, që më ka prekur kur e kam parë me net të tëra pa gjumë. Kur e kam parë duke marrë mjetet e të punojë si ushtarët, për t’i nxitur dhe ndihmuar në ato ditë. Kjo përballje na ka treguar sa i domosdoshëm është modernizimi i Mbrojtjes Civile, ne po punojmë në këtë drejtim. Para pak ditësh kemi realizuar për herë të parë një kontratë model të mirëmbajtjes së helikopterëve, do të ecim në këtë rrugë.” – tha ndër të tjera Peleshi.