Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit sulmojnë Agjencinë e Barnave në Londër kundër vaksinës anti-Covid të planifikuar për fëmijët (Video)


Protestuesit kanë sulmuar selinë e Agjencisë Rregullatore të Barnave e Kujdesit Shëndetësor (MHRA) në Londër e janë përleshur me policinë mes një demonstrate kundër planeve për të bërë vaksinën Covid-19 të detyrueshme për fëmijët.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes e reagoi ashpër ndaj përpjekjes për të sulmuar ndërtesën e MHRA-së.

Ende nuk dihet nëse dikush u plagos ose u ndalua në përleshjet me policinë. Protesta po zhvillohej përpara një vendimi të pritshëm nga Komiteti i Përbashkët i për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) për zgjerimin e vaksinimeve Covid në moshat 12-15-vjeç.

Ndërsa vendimi i JCVI është këshillues, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndjekur udhëzimet e saj mbi përhapjen e vaksinës Covid-19.

Londra zyrtare tashmë ka deklaruar se është e përgatitur për të filluar vaksinimin e grupmoshë në fjalë, në përputhje me kombet e tjera evropiane, sa më shpejt të jetë e mundur, me fëmijët e moshës shkollore që do të kthehen në klasa në javët e ardhshme.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani