Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Falënderoj Luigi e Kim, më pyesnin përditë ‘çfarë do bëjmë sot’ për shuarjen e zjarreve


Kryeministri Rama ka falënderuar ambasadorët e SHBA-së e BE-së në Tiranë, Kim e Soreca për ndihmën e dhënë gjatë zjarreve në vend.

Teksa kërkoi ashpërsim të dënimeve për zjarrvënësit ai tha dyshja e kishte lënë mënjanë petkun e zyrtarit dhe kishin dhënë ndihmë konkrete për kapërcimin e situatës së vështirë që kaloi vendi gjatë muajve të verës për shka të zjarreve.

“Nuk është e rastësishme që BE ka ngritur një mekanizëm të brendshëm për të asistuar shtetet që janë në emergjencë. Katastrofat e natyrës nuk i përballon dot askush i vetëm. Unë i shpreh një falënderim të posaçëm sot ambasadorit të BE, ambasadores së SHBA. Dua sot të them se ky falënderim nuk është as formal, as diplomatik. Madje nuk është as një falënderim për dy ambasadorë, por është një falënderim për dy përfaqësues të dy fuqive të mëdha, që janë edhe aleatët strategjikë të vendit tonë, që për hir të së vërtetës, sa herë që Shqipëria ka nevojë, janë më shumë se sa ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi dhe njerëz që shqetësohen menjëherë për këtë vend dhe menjëherë vihen në dispozicion për të ndihmuar. Përtej hierarkisë dhe marrëdhënies diplomatike, unë sot dua të falënderoj edhe Luigi, edhe Yuri, që gjatë gjithë gushtit kanë qenë vijimësisht të vëmendshëm dhe të interesuar për të mësuar se si shkoi dita, qoftë për të thënë në fillim të ditës se ‘çfarë do të bëjmë sot’.”