Vendosni fjalën kyçe....

Salianji nxjerr vendimin kundër Peleshit: Prej 2 vitesh dosje në SPAK për përdorim pesticidesh të rrezikshme


Ervin Salianji ka publikuar këtë të premte një vendim të vitit 2018 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kur ministër ishte Niko Peleshi, që tani mban postin e ministrit të Mbrojtjes.

“Në qeverinë e ricikluar ofrohet dhe mbrojtje për Niko Peleshin!

Prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme. Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte ministër i Bujqësisë.

‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogramë kimikate.”, sqaron Salianji.

Demokrati thotë më tej se skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

“Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si “Silicon Mix”?

Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës por mbrohet dhe promovohet si ministër i Mbrojtjes.

Niko Peleshi duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore.”, e mbyll reagimin e tij Salianji.