Kanë dalë pamjet e vendosjes së tritolit ndaj makinës së policit në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm në Lagjen 17, ndërsa nga shperthimi pati vetëm dëme materiale.
Në videon e publikuar nga BW duket autori, i cili pasi vendos diçka në rrotën e parë të mjetit nga ana e shoferit, largohet me vrap.
Mjeti të cilit iu vendos tritol në qytetin bregdetar i përket Lulëzim Kastratit ndërsa lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.