Vendosni fjalën kyçe....

“Bankomati”, a është ky pseudonimi i ri i Arben Ahmetajt?


Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe prej dy ditësh përpiqet që herë nëpërmjet fotove apo herë nëpërmjet vargjeve të flasë në mënyrë të koduar.

Kodi që përdor Braçe me të cilin lidhen disa nga statuset e njëpasnjëshme në rrjetet sociale është “bankomati”.

Braçe njëherë e ka përdorur bankomatin si pjesë anësore e një fotoje ku dukej dhe perëndimi i Diellit ndërsa ditën sotme ai nëpërmjet një postimi e ka përdorur termin në formë denoncuese.

“Ka njerëz që i zë libri, ka të tjerë që e kërkojnë në bankomat”-shkruan Braçe.

Pikëpyetje lindin nga përdorimi inflativ dhe i shpeshtë nga Braçe i këtij termi.

A është pseudonimi i ri Arben Ahmetajt termi “bankomat”?

Pseudonimi i njohur deri më tani me të cilën është thirrur Ahmetaj ka qenë “Tigri”.

Pikëpyetje që ngrihen pasi ka qenë Ahmetaj që i zuri vendin Braçes në kompozimin e qeverisë Rama 3./Hashtag.al