Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon fotot: Ndrikull Xhaçka inauguron mandatin me një pronë të re


Ish-kryeministri Sali Berisha publikon dy foto, të cilat i komenton si inauguruese për mandatin e ri të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkës.

“Ndrikull Xhaçka inauguron mandatin me një prone të re!! Oh sa mirë! Mandat dhe pronë!”, shkruan Berisha, teksa publikon edhe mesazhin e një qytetari, që denoncon pronën sipas tij të bashkëshortit të ministres Xhaçka në Leskovik.

“Doktor Berisha të përshëndes. Mandati i tretë i rilindjes e bëri ministren e Jashtme Olta Xhaçka edhe me një pronë të re në qytetin e Leskovikut.

Familja e ministres menjëherë pas zgjedhjeve u shtua me një bar-hotel-restorant që burri i saj Artan Gaçe flitet se e ka blerë për 80 mijë euro por në kontratë noteriale e ka regjistruar për 17 mijë.

Dhe për të mos humbur asnjë ditë kohë i është futur rikonstruksionit në themel të saj me kushedi sa qindra mijë euro të tjera. Bizneset këtu janë tmerruar dhe nuk flasin sepse i tremben arrogancës dhe hapjes si vaji në uthull të ministres së Jashtme, që nuk dihet me çfarë të ardhurash do ta justifikojë këtë pasuri të shtuar në zonën e saj elektorale.

Kjo babëzi pa fre e familjes së ministres nuk u lë asgjë për të shpresuar leskoviqarëve dhe kolonjaëeve që çdo ditë po e braktisin vendin e tyre.

Po ju dërgoj dhe dy foto, para dhe gjatë rikonstruksionit.”, i shkruan Berishës qytetari.