Vendosni fjalën kyçe....

Dyshimet, SHBA-të do dërgojnë dy afganë në Kosovë për shqyrtim


Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë të dërgojnë në Kosovë së paku dy afganë që u evakuuan në SHBA për më shumë rishikim, raporton “NBC News”. Pasi mbërritën në aeroportin amerikan, ata shqetësuan zyrtarët por kjo nuk do të thotë se ata domosdoshmërisht përbëjnë një kërcënim terrorist.

Burimet paralajmërojnë, shkruan “NBC News” se zyrtarët federalë po veprojnë me shumë kujdes.  Mësohet se diçka në profilin e tyre; emri, prejardhja apo një numër në celularin e tyre, ngriti shqetësim të mjaftueshëm saqë nuk mund të lejoheshin të qëndronin në SHBA në pritje të shqyrtimit shtesë.

Emrat e tyre nuk publikohen.

Çdo evakuim tjetër që shkakton shqetësime të ngjashme do të dërgohet në Kosovë, thanë burimet.

Nga më shumë se 30,000 të evakuuar nga Afganistani në SHBA, rreth 10,000 kishin nevojë për kontroll shtesë që nga e premtja dhe prej tyre rreth 100 u vlerësuan për lidhje të mundshme me talebanët ose grupet terroriste.

Të evakuuarit e tjerë, të cilët aktualisht po vlerësohen në zonën e D.C. u zbuluan se ishin dëbuar nga SHBA-të më parë për vepra penale të mëparshme, thanë dy burime të informuara mbi të dhënat. Departamenti i Sigurisë Kombëtare tani po vendos se çfarë të bëjë me individët.

Vendet e treta ku u verifikuan afganët e evakuar përfshijnë Katarin, Bahreinin, Kuvajtin, Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë.

Shfaqja e një emri në një listë vëzhgimi të terrorit nuk do të thotë domosdoshmërisht që një individ paraqet një kërcënim.

Dje, media gjermane “Bild” raportoi se rreth 20 persona mes të evakuarëve në Gjermani ishin kriminelë të dënuar për pedofili, përdhunim, krime me armë e drogë.