Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton telefonon Edi Ramën, e falenderon për 37 gratë afgane strehuar në Shqipëri


Hillary Clinton telefonon Edi Ramën për ta falenderuar për 37 gratë afgane strehuar në Shqipëri, sipas “Top Channel”.

“Al Arabiya”, media arabe shkroi dje se 37 gra afgane u ndihmuan nga organizata joqeveritare e themeluar nga Hillary Clinton dhe Madeleine Albright për t’u evakuuar në Shqipëri.

Ato u transportuan me një avion privat, ndërsa kishin dy ditë prisnin në aeroportin e Kabulit.

Me lëndime në trup për shkak të situatës problematike në aeroport dhe pa asnjë valixhe me vete, gratë kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë.

Kjo është mundësuar nga “Vital Voices” e themeluar nga ish-sekretaret Amerikane të Shtetit Clinton dhe Albright.