Ish-kryetari i PS-së në Vaun e Dejës Nikolin Huba ka dëshmuar për mënyrën si e plagosën sot në Shkodër.
“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. S’e di se kush janë sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën. Nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, mësohet të ketë thënë Huba.
Huba ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për Vaun e Dejës.
“Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.”, jep detajet e para Policia e Shkodrës.
Mësohet se Huba është punonjës i Hidrocentralit të Komanit. Ai u plagos me dy plumba në këmbë.