Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Alimehmeti: Pfizer vaksina më efektive, nuk rekomandoj vaksinimin e fëmijëve


Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ në News24 ka bërë apel për vaksinimin e të rriturve. Ai tha se edhe nëse një person që e ka kaluar Covid-19 duhet të vaksinohet edhe pse mbrojtja nga antitrupat është 10-fish më e lartë.

Ai ka bërë me dije se në bazë të studimeve vaksina më efektive është Pfizer, më pas Astrazeneca dhe në fund Sputnik.

Pasi ikën virusi antitrupat bien por ka disa qeliza kujtese që nëse hyn armiku i njohur shtohen sërish antitrupat. Përgjigja e antitrupave është 10 fish më e lartë  kur virusi ka hyrë njëherë në trup. Rekomandim shumë i fortë për të bërë vaksinën. Kemi vetëm një vaksinë të aprovuar plotësisht, Pfizer dhe më pas ne shohim që efekti është shumë më i lartë nga kjo vaksinë dhe shumë më i ulët me Sputnik e Sinofarm. Shtetet që përdorin Pfizer dhe AstraZeneca nuk kanë shprehur nevojën për një dozë të tretë”- tha ai.

Lidhur me temën e shumëdebatuar mbi vaksinimin e fëmijëve, sipas Alimehmetit një gjë e tillë nuk është e nevojshme. Sipas tij janë shumë të rralla rastet kur fëmijët preken rëndë nga virusi ndërsa përmendi edhe shkallën e ulët të transmetimit nga ana e tyre.

Për mendimin tim fëmijët nuk duhet të vaksinohen. Janë të rralla rastet që fëmijët sëmuren rëndë nga Covid. Anglia ka gjetur vetëm 25 fëmijë që e kanë kaluar rëndë Covid-19. Për shëndetin e tyre direkt nuk duhet të vaksinohen. Fëmijët janë transmetues më pak të fuqishëm se të rriturit. Vaksina qartësisht nuk e bllokon transmetimin. Vaksinën ua dhamë në fillim të moshuarve ndërsa tani kanë të gjithë mundësinë”- tha ai.