Prej kohësh Tirana ka nisur të mbushet me murale nëpër pallate.
Këto janë fotot e një pjese prej tyre, ku të tërheq vëmendjen një murale e titulluar “Kujdesi i nënës”.
Kjo murale ka ngjallur debate në rrjet, teksa publiku e komenton në kënde të ndryshme.
Disa e shohin si dorën e nënës dhe disa si dorën e babait. Disa e cilësojnë si jo fort etike vendosjen e dorës në këtë mënyrë te fëmija, por të tjerë e shohin krejtësisht ndryshe: dora e babait që vajzës i mungon.
Muralet, pjesë e “Mural Fest” janë kuruar nga Helidon Haliti, për të cilin kuptimi i murales “Kujdesi i nënës”, e piktorit gjerman Case Maclain është frymëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ku shumë nëna u lutën për fëmijët e tyre mbetur në rrënoja.