Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësimi i situatës pandemike, hapet edhe spitali Covid3 për trajtimin e pacientëve


Në vendin tonë prej disa ditësh është përkeqësuar situata me Covid-19 duke sjellë përveç rritjes së infektimeve të reja edhe shtrimet në spitale.

Kështu nga vetëm një spital që ishte deri më tani i hapur për trajtimin e pacientëve me Covid-19 është hapur edhe spitali i ashtuquajtur “Covid3”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e cila thotë se spitali është hapur për t’iu përgjigjur fluksit në spitale.

Forca ekipit të Spitalit Covid3️ në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”- thotë ministrja.