Vendosni fjalën kyçe....

Raikkonen humbet Garën e Holandës, rezulton pozitiv me Covid


Piloti i Alfa Romeo, Kimi Raikkonen ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të humbasë Çmimin e Madh të Holandës këtë fundjavë.

Finlandezi 41-vjeçar, i cili këtë javë njoftoi se do të tërhiqet nga F1 në fund të sezonit, do të zëvendësohet nga piloti rezervist Robert Kubica.

Alfa Romeo tha: “Kimi nuk po shfaq simptoma dhe është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai ka hyrë menjëherë në izolim”

Kubica garoi për herë të fundit në fund të sezonit 2019 për Williams, por ka testuar për Alfa disa herë këtë vit.

Një zëdhënës i Alfa Romeo tha: “Ne bëmë një kontroll të plotë të kontakteve dhe jam i lumtur të them se nuk ka ndikim të mëtejshëm në operacionet tona për pjesën tjetër të fundjavës.”