Nga Ledian Droboniku
Të shash Soros por jo sistemin që ai i përket, është njësoj sikur të shash kancerin jo nga ai çfarë shkakton por nga emri që ai mban.
Por cili është sistemi që Soros mbështet?
Quhet neoliberizëm, ideologjia e perandorisë amerikane për sundimin e popujve të botës: desovranizimin e popujve dhe krijimin e regjime elitiste oligarkike, desovranizimin e shteteve, ushtarakisht, financiarisht, politikisht, etj., privatizimin e pasurive dhe shërbimeve publike, zhdukjen e identiteteve kombëtare, globalizimin dhe homologimin e popujve.
Me pak fjalë:
-nëse ti shan Soros, pastaj thua që pushtetin nuk duhet ta ketë Populli por një elitë, se populli nuk kupton, se referendumet kanë kosto etj., duhet ta dish se në fakt nuk po e shan Sorosin por mbron pikërisht ideologjinë e tij elitiste.
-nëse ti shan Soros, pastaj thua se punën, rrogat i rregullon tregu e jo Shteti e sindakatat, se shteti duhet minimal, se tregu rregullon gjithçka, se duhet të privatizojmë gjithçka publike, nga nafta tek minierat, nga rrugët tek uji, nga spitalet tek shkollat, se nuk duhet shpërndarje e të ardhurave kombëtare se tregu i rregullon vetë, atëherë ti je sorosist 24karatsh.
-nëse ti shan Soros, pastaj thua që nuk duhet të kemi kontroll mbi kapitalin kombëtar, se kapitali duhet të jetë i lirë, se Shteti duhet të mos kontrollojë Bankën Kombëtare por t’ia lërë mekanizmave globalistë kontrolluar nga SHBA, atëherë ti me dashje apo pa dashje po punon për Soros e kundêr popullit tënd.
-nëse ti shan Soros pastaj thua që duhen politika liberale e jo protektive për prodhimin vendas, se shteti nuk duhet të drejtojë modernizimin e vendit, industrializimin, bujqësi moderne, banka publike, subvencione fshatarit, nafta kombëtare falas bujkut, politika ekspansive keynesiane etj si këto, atëherë je antishiqiptar e sorosist race.
-Nëse ti shan Soros, pastaj thua nuk na duhet Ushtria se na mbron Amrika, nuk na duhet Banka Kombëtare se na jep borxh Amrika, nuk na duhet industri se importojmë gjithçka, as kinematografi shqiptare se filmat i marrim gati nga Hollywoodi apo Netflix, etj., atëherë ti je Sorosist edhe pse pëllet kundër tij.
Ja pse në një totalitarizëm distopik, sistemi kontrollon jo vetëm konsensusin por dhe disensin, ose ata që gjasme “kritikojnë” sistemin duke e forcuar atë.
Ja pse sistemi toleron këta rebelë falsë, duke devijuar vëmendjen e kopesë dykëmbëshe tek emri e jo sistemi, tek forma e jo përmbajtja, tek aparenca e jo sub-stanca.
Ja pse ky sistem pervers është i vështirë për tu kuptuar+luftuar nga masat, sepse luftojnë me hijet e tij.