Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Tropojë, raportohet për një viktimë


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Ceren të Tropojës. Raportohet se një person është vrarë nga të shtënat.

Viktimë është shtetasi me iniciale I.G ndërsa dyshohet se autor i vrasjes është shtetasi A.I i shpallur në kërkim.

Viktima dhe autori i ngjarjes janë banorë të të njëjtin fshat ndërkohë nuk janë bërë të ditura arsyet e vrasjes.

“Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes”-njofton Policia.