Tre qytetarë kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Nga 4228 testime të kryera janë gjetur 896 raste të reja.
Personat që kanë humbur jetën janë një 49-vjeçar nga Elbasani, një 67-vjeçar nga Vlora dhe një 71-vjeçar nga Durrësi.
Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria numëron 2515 viktima lidhur me koronavirusin e ri.