Pasi tha se dozat shtesë ka të ngjarë të jenë të nevojshme që njerëzit të konsiderohen ‘plotësisht të vaksinuar’ kundër Covid, këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci tha se Pfizer mund të ketë miratim për një dozë të mëtejshme brenda disa javësh.
Gjatë një paraqitjeje në CBS, Fauci zbuloi se vaksina Pfizer-BioNTech ka të ngjarë të jetë e vetmja dozë përforcuese e miratuar e autorizuar deri më 20 shtator, datë qw wshtw pwrcaktuar nga administrata Biden pwr fillimin e bwrjes sw dozave shtesw.
Vaksina e Modernës ndërkohë do të ketë nevojë për më shumë kohë për të marrë ‘miratimin e duhur’, tha Fauci. Ai nuk dha një afat kohor për vaksinën Johnson & Johnson, megjithëse ata gjithashtu kanë punuar në një dozw përforcuese.
“Ne shpresonim që të merrnim të dy kandidatët, Moderna dhe Pfizer. Wshtë e pwrfytyrueshme që ne do të kemi vetëm njërën prej tyre, por tjetra ka të ngjarë të pasojë së shpejti më vonë,” tha Fauci.
Zyrtarët shëndetësorë me administratën Biden njoftuan muajin e kaluar se dozat përforcuese do të kërkoheshin tetë muaj pas një doze të dytë të Moderna ose Pfizer. Zyrtarët kanë cituar llojet më të përhapshme të koronavirusit siç është Delta për arsyen e nevojës për doza të mëtejshme.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani.