Vendosni fjalën kyçe....

Dron fluturues për të ‘kontrolluar’ temperaturën e pushuesve në plazhin italian, projekti i çuditshëm


Zyrtarët italianë duan që një dron të fluturojë përreth dhe të masë temperaturat e njerëzve që pushojnë në një plazh pranë Romës, në mënyrë që të gjurmojë Covid-19 dhe të parandalojë urgjencat shëndetësore.

Droni ‘mjekësor’ është planifikuar të patrullojë plazhet e Ostia, në periferi të Romës, të shtunën dhe të dielën, por eksperimenti u shty për shkak të parashikimit të motit të keq.

Sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, droni do të ‘masë’ automatikisht temperaturën e njerëzve ndërsa fluturon të paktën 25 metra mbi ujë dhe qëndronte të paktën 30 metra larg njerëzve. Fluturimet testuese ishin planifikuar të zgjasnin pesë orë, nga ora 11 e mëngjesit deri në 4 pasdite.

“Kur droni zbulon një person me ethe, ai i identifikon ata dhe paralajmëron ekipin e mbikëqyrjes mjekësore,” thanë zyrtarët, siç citohet nga media italiane. “Mjekët pastaj mbërrijnë në vend për hetim, i cili mund të çojë në një test Covid-19.”

Zyrtarët premtuan se do të respektojnë privatësinë, duke thënë se pushuesit me temperatura normale nuk do të identifikohen.