Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.
Efektivët e policisë së Shkodrës kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.B., 43 vjeç banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.