Prodhuesi i filmave hollivudianë dhe shkelësi i dënuar i seksit Harvey Weinstein mohoi të ketë sulmuar Angelina Jolie pasi aktorja e akuzoi atë për sulm ndaj saj në moshën 21 vjeç.
Në një intervistë për ‘The Guardian’ të shtunën, Jolie pretendoi se ishte sulmuar nga Weinstein kur ishte 21 vjeç dhe luante në filmin e vitit 1998 ‘Playing by Heart’ – i cili u prodhua nga Harvey dhe Bob Weinstein.
Prodhuesi i njohur i filmave, i cili është duke vuajtur një dënim me 23 vjet burg për përdhunim dhe sulme seksuale-megjithatë u përgjigj shpejt ndaj akuzës duke thënë se historia e Jolie ishte një përpjekje për të rritur shitjet për librin e saj të botuar së fundmi “Njihni të drejtat tuaja”.
“Është shumë e qartë për mua se kjo bëhet për të shitur sa më shumë libra Jolie. Asnjëherë nuk ka pasur një sulm dhe asnjë përpjekje për të sulmuar,” tha Weinstein për TMZ duke e quajtur atë ‘një publicitet të pavërtetë për klikime ‘.
Në vitin 2017, Jolie zbuloi publikisht se ‘kishte një përvojë të keqe me Harvey Weinstein’ në rininë e saj dhe ‘si rezultat, zgjodhi të mos punonte më kurrë me të’, por nuk e akuzoi atë në mënyrë të qartë për sulm seksual.