13 policë irakianë u vranë nga një sulm i grupit terrorist Shteti Islamik në Irak. Ata sulmuan një pikë kontrolli të policisë, thanë burime të organeve të sigurisë dhe ato shëndetësore, raporton agjencia AFP.
Sulmi ndodhi në rajonin e Al-Rashad rreth 65 kilometra në jug të qytetit të Kirkuk, tha një oficer i lartë i policisë irakiane për AFP.
“Trembëdhjetë u vranë dhe tre u plagosën”, tha ai. Numrin e viktimave e ka konfirmuar edhe një burim mjekësor në Kirkuk.
Në vitin 2014 militantët e IS-it morën nën kontroll një pjesë të Irakut. Ata u mposhtën përmes nga një fushatë kundër kryengritjes, e mbështetur nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja.
Qeveria irakiane e shpalli të mposhtur grupin në fund të vitit 2017, por ata ende kanë disa celula aktive të cilat vazhdojnë të godasin forcat e sigurisë me sulme.
Ata shënjestrojnë rregullisht ushtrinë dhe policinë në Irakun verior, por ky sulm ishte një nga më vdekjeprurësit këtë vit.