Qendra Kombëtare e Shkencës Hapësinore e Kinës (CAS) ka zbuluar një helikopter të sapo zhvilluar i cili mund të përdoret në eksplorimin e planetit Mars. Mjeti i ri vjen muaj pasi Kina zbarkoi një rover robotik në planetin e kuq.
CAS raportoi se Kina kishte zhvilluar helikopterin në miniaturë dhe mediat kineze publikuan pamje në internet të pajisjes.
Kanali mediatik i lidhur me shtetin kinez, Global Times, tha se studiuesit nga CAS kohët e fundit miratuan prototipin të tyre të dronit në Mars, ‘i cili do u mundësojë shkencëtarëve kinezë të eksplorojnë më tej Marsin’.
Në maj, Kina bëri një arritje historike duke ulur në Mars një robot në misionin e saj përurues, si pjesë e planeve ambicioze të vendit për eksplorimin e hapësirës në të ardhmen.
Javën e kaluar, mjeti i quajtur Zhurong, shënoi ditën e tij të 100-të duke punuar në sipërfaqen e Marsit dhe arriti të lëvizë rreth 1.000 metra në tokën.