Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një banesë në Elbasan


Një shtëpi private është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:55.

Zjarri ka përfshirë banesën e një familje në lagjen “5 Maji”, pranë godinës së Gjykatës së Elbasanit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet e kësaj banese.

Nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit dhe paraprakisht dyshohet që të jenë shkaktuar nga ndonjë qark i shkurtër në rrjetin elektrik.

Në vendngjarje për izolimin e flakëve dhe fikjen e tyre kanë shkuar dy automjete zjarrfikëse dhe disa punonjës të këtij shërbimi. Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz.