Vendosni fjalën kyçe....

Pajisnin me teste jashtë rregullave, arrestohen 5 persona në Durrës shpallet një tjetër në kërkim


Një rast i dhënies së testeve anti-covid jashtë rregullave ka çuar në pranga 5 persona në Durrës.

Të arrestuarit pajisnin me teste udhëtarët drejt Italisë pa qenë të licencuar nga organet shtetërore.

Në kërkim u shpall edhe një qytetar nga Tirana si i përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Laboratori”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Pajisnin udhëtarët me teste të shpejta për “COVID-19”, pa qenë të licencuar, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të mara në rrugë operative dhe elektronike, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. H., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat e tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
  2. A., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
  3. Ç., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”;
  4. S., 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;
  5. P., 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, duke përfituar nga situata e pandemisë “COVID-19”, kanë pajisur me test “Rapid”, 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë, pa qenë të licensuar nga instancat përkatëse, në kundërshtim me Urdhrin datë 23.07.2020 “Për miratimin e procedurës së kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR, për SARS CoV-2 dhe njohjes së laboratorëve jopublike për kryerjen e testimit për nevoja administrative”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.