Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon në barazim pjesa e parë Shqipëri-Hungari, Kumbulla humb rastin e pastër


Ka përfunduar në barazim pjesa e parë mes Shqipërisë e Hungarisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e botërorit Katar 2022.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Reja bëri një pjesë të parë mjaft të mirë duke humbur një rast të pastër me Marash Kumbullën që nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë duke qenë vetëm një metër larg portës.

Shqipëria u mund keqazi nga Polonia para pak ditësh e për këtë arsye sfida e sotme është tejet e rëndësishme.