Një 20-vjeçar është paraqitur në spitalin e Sarandës me një plag thike në trup.
I lënduari është identifikuar si Aurel Shino e ishte punonjës parkimi në një kompleks turistik në qytetin bregdetar. Dyshohet se i riu është qëlluar me thikë gjatë një grindjeje larg vendit të punës.
Shino ka marrë një goditje me thikë në pjesën e brinjëve.
I riu ka provuar të shkojë në spital në këmbë por nuk ka mundur për shkak të hemorragjisë e më pas është ndihmuar nga një mjet. Gjendja e tij nuk dihet ende ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.