Vendosni fjalën kyçe....

CIA përdori bazën sekrete në Kabul për të evakuuar amerikanë e 1,000 komando afganë me familjet e tyre


SHBA-ja thuhet se përdori një kompleks sekret të CIA -s për të shpëtuar amerikanët, së bashku me anëtarët e forcave speciale elitare afgane, në mes të kaosit përreth aeroportit të Kabulit.

Kompleksi, i njohur si ‘Baza e Shqiponjës’ dhe ndodhet më pak se tre milje në veri të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ në Kabul, u përdor për të nxjerrë fshehurazi qindra shtetas amerikanë dhe të paktën 1.000 komando afganë dhe familjet e tyre jashtë vendit, raportoi Politico, duke cituar dokumentet e fluturimit dhe tre burime të papërcaktuara.

Të evakuuarit u udhëzuan të shkonin në bazë për të shmangur rreziqet e sigurisë dhe kaosin e përgjithshëm jashtë aeroportit, që u përmbyt nga vendasit pasi kryeqyteti afgan u kap nga talibanët më 15 gusht.

Diplomatët komunikuan drejtpërdrejt me shtetasit amerikanë, përfshirë periudhën kur ambasada po u kërkonte amerikanëve të qëndrojnë larg aeroportit për shkak të kërcënimeve në rritje terroriste.

Disa njerëz u dërguan nga baza me helikopterë në aeroportin e Kabulit dhe më vonë u transportuan me aeroplan në Gjermani, tha Politico. Një zëdhënës i CIA -s nuk pranoi të komentojë mbi operacionin në fjalë.