Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Tiranë, policia jep versionin zyrtar: Ishte kapsollë piroteknike


Policia ka reaguar lidhur me shpërthimin e regjistruar në zonën e Alliasit në kryeqytet në orët e para të mëngjesit.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se një shtetas i ka telefonuar rreth orës 7 të mëngjesit ku i ka njoftuar se ka dëgjuar një zhurmë në një pallat në rrugën “Njazi Meka”.

Pas veprimeve të policisë dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike pa shkaktuar asnjë dëm material

Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes”-njoftimi i policisë.