Vendosni fjalën kyçe....

Vajza 4 -vjeçare në SHBA zbulon kolonitë e bletëve që ishin zhdukur 70 vjet më parë


Një vajzë katërvjeçare në Kaliforni ka zbuluar dy koloni bletësh, të cilat mendohej se ishin zhdukur në SHBA 70 vjet më parë.

Annika Arnout bëri zbulimin e jashtëzakonshëm në një vend të cilin nuk ka pranuar ta bëjë të ditur, në përpjekje për t’i mbajtur bletët të sigurta në ‘vendin sekret’, raporton CBS News.

Bletët që jetojnë në Brazil dhe janë dukshëm më të vogla se një bletë e zakonshne, u sollën në SHBA në vitet 1950 në një përpjekje të pasuksesshme për të ndihmuar në rritjen e madhësisë së kulturave të frutave dhe perimeve.

Dr Martin Hauser, një biosistatist i lartë i insekteve në Departamentin e Ushqimit dhe Bujqësisë në Kaliforni, i cili mori mostrat, tha se qeveria amerikane kontaktoi një studiues brazilian dekada më parë për të ndihmuar në pllenimin e të lashtave në të gjithë vendin.

“Studiuesi brazilian i dërgoi ato në vitet ’50 në Gainesville, Florida, Logan, Utah, dhe Davis dhe Palo Alto,” tha Hauser. “Dhe ai tha se të gjitha bletët vdiqën brenda një viti.”

“Bletët nuk e pëlqenin motin e ftohtë në Utah.” shtoi ai.