Një 76-vjeçar ka gjetur vdekjen në Lezhë.
Dyshohet se viktima me iniciale V.N. banues në fshatin Baqel të Lezhës është vetëqëlluar.
Sipas policisë, dyshohet se ai e ka kryer veprimin në kushtet e depresionit.
Njoftimi
“Rreth orës 18:30, në fshatin Baqel, Njësia Administrative Dajç, Lezhë, në banesën e tij, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi V.N.,76 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”