Ish-kryeministri Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme se do jetë i pranishëm në çeljen e punimeve të parlamentit.
Ai e bëri deklaratën në emisionin ‘Now’ me Erla Mëhillin në Euronews.
“Ditën e premte Sali Berisha do jetë në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve. Unë nuk fshihem prapa mandatit, prapa sovranitetit, nuk fshihem prapa dinjitetit. Bëj gjithçka për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim dhe dinjitetin tim. Në asnjë rrethanë nuk e shkelmoj dot.” – tha Berisha.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani