Vendosni fjalën kyçe....

I gjendet kallashi dhe fishekët në banesë, arrestohet 21-vjeçari në Kuçovë


Një 21-vjeçar është arrestuar në Kuçovë pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë.

I arrestuari 21-vjeçari me iniciale A.H është banues në fshatin Tapi, në Kuçovë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. H, 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.