Vendosni fjalën kyçe....

Kadilli: PD-ja s’mund të prishet me SHBA-në për hir të Sali Berishës, Basha duhet të flasë


Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli, ka thënë mbrëmjen e sotme se pret një reagim nga ana e Berishës lidhur me shpalljen e tij non grata nga SHBA-ja për sa i përket hyrjes në parlament.

Kadilli ishte i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News24 ku tha se PD-ja nuk mund të prishet me SHBA-në.

Po kështu ai theksoi se për PD-në është më më e shëndetshme që të mos dëmtohet nga Berisha duke mos e lidhur fatin e saj me fatin e ish-kreut të saj.

“Kam besuar se Sali Berisha është politikani më i zot që ka Shqipëria e politikanët bëjnë llogari politike e janë cinikë në këtë drejtim. Në momentin që u shpall Non Grata kam reaguar i pari edhe pa reaguar kryetari i PD-së. I kam PD-së se nuk mund të prishet me Amerikën për asnjë lloj sakrifice. Berisha e ka vetëdijen politike se PD është më e shëndetshme për Shqipërinë po edhe për atë vetë nëse nuk dëmtohet dhe ai e kupton se e dëmton duke e përfshirë PD-në e duke lidhur fatin e partisë me fatin e vet. Uroj e shpresoj të ketë një reagim nga ai këto pak ditë që kanë mbetur. Sot i duhet Berishës të flasë se ka ende kohë. Kryetari i partisë nuk foli duke sepse nuk është kryetar partie. Uroj që Berisha të mos i trupërojë edhe këto në sfidën e vet.”- tha Kadilli.