Kryetarja e LSI-së ka shpërndarë një mesazh urimi me rastin e themelimit të kësaj force.
Kryemadhi kërkon që të gjithë që mbështetin LSI-në të vazhdojnë të luftojnë.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.
Misioni vazhdon”-shkruan Kryemadhi.
Sot është ditëlindja e 17 e Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej themelimit të saj më 6 shtator 2004 pas shkëputjes së Ilir Metës nga Partia Socialiste.