Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i shtetit australian kërcënon të pavaksinuarit: S’do gëzoni dot asnjë liri, do përjashtoheni nga ekonomia e jeta normale


Australia është një nga vendet me rregullat më të ashpra në botë për sa i përket pandemisë Covid-19.

Në një konferencë shtypi gjatë fundjavës, kryeministri i Victorias, Daniel Andrews, njoftoi se banorët e pavaksinuar do të ndalohen të gëzojnë liritë e tyre, të marrin pjesë në ekonomi dhe të marrin pjesë në veprimtari të zakonshme.

Qasja në spitale e shërbime të tjera mjekësore, mundësia për të punuar, blerja e sendeve ushqimore dhe takimi me miqtë dhe familjen do të lejohen vetëm për njerëzit që mund të provojnë se janë vaksinuar.

Të gjithë të tjerët do të detyrohen të qëndrojnë në izolim, gjë për të cilën do sigurohet shteti, theksoi ai.