Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori Jean-Paul Belmondo


Aktori Jean-Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze të pasluftës, buzëqeshja karizmatike e të cilit ndriçoi ekranin për gjysmë shekulli, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris.

Me fizikun e boksierit dhe hundën e thyer, Belmondo u bë fytyra kryesore e kinemasë franceze në vitet ‘60, raporton “France 24”.

Revista “Time” në vitin 1964 e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne.

Sharmi i një boksieri

Megjithatë Belmondo ishte larg një intelektuali të shpëtuar dhe e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në rolet e burrave që krijonin tërheqje seksuale.

Pavarësisht se bëri emrin e tij si një gangster simpatik, aktori u rrit në periferinë borgjeze të Parisit, Neuilly-sur-Seine, si djali i një skulptori të njohur, Paul Belmondo.

I lindur në vitin 1933, ai performoi dobët në shkollë gjatë Luftës së Dytë Botërore por ishte një boksier i talentuar, duke fituar tre nokaute radhazi në një karrierë të shkurtër amatore.

Më pas ai u trajnua në Konservatorin Kombëtar të Artit Dramatik.

Përpjekja e tij e parë në kinema në 1957 qe me komedinë që s’mbeti në kujtesë “Në këmbë, në kalë dhe mbi rrota”.

Por pa u shqetësuar, Belmondo vazhdoi të punojë me disa nga regjisorët më të talentuar të brezit të tij, duke bërë një treshe filmash me Godard dhe më pas fotografi me Truffaut, Alain Resnais, Louis Malle dhe Jean-Pierre Melville. Truffaut e ka përshkruar atë si “aktorin më të kompletuar evropian” të brezit të tij.

Hero aksioni

Sharmanti shpesh u gjend përballë grave magjepsëse, nga Catherine Deneuve dhe Sophia Loren tek Claudia Cardinale dhe ai vazhdimisht e përpunonte personazhin e tij në role të ndryshme.

Filma aventureske komike si “Shpatat e Gjakut” (1962) “Ai burri nga Rio” (1964), i nominuar për Oskar e prezantuan Belmondon me  tifozët e rinj në të gjithë globin.

Në vitet 1970 ai filloi të merrte më shumë filma aksion, në të cilat interpretoi me marifetet e tij.

Refuzuesi i një “Cesari”

Në vitet 1980 Belmondo eksperimentoi me role dramatike më të pjekura, duke fituar një “Cezar”, një Oskar Francez ky, për “Itinerarin e një fëmije të llastuar” të Claude Lelouch në 1988.

Por ai e refuzoi çmimin sepse artisti që skaliti statujën, César Baldaccini, dikur kishte përçmuar veprat e babait të tij.

Dy herë i martuar dhe dy herë i divorcuar, ai gjithashtu jetoi me ish-aktoren e filmave të Bondit, Ursula Andress për shtatë vjet. Belmondo kishte katër fëmijë, përfshirë shoferin e garave Paul Belmondo dhe më të voglin e tij të lindur në 2003 kur aktori ishte 70 vjeç.

Vajza e tij më e madhe, Patricia, vdiq nga një zjarr në 1994.

Aktori pësoi një goditje në tru në 2001 ndërsa ishte me pushime në Korsikë. Kjo fatkeqësi i dha fund karrierës së Belmondos, megjithëse ai bëri një film të fundit si i moshuar, ngushëllimi i vetëm i personazhit të të cilit ishte qeni.

Marrëdhënia e tij e fundit me ish-modelen e “Playboy”-t Barbara Gandolfi, e cila ishte 42 vjet më e vogël se ai, përfundoi në një skandal në vitin 2012, pas dënimit të saj për mashtrim të aktorit me 200 mijë euro.

Në vitin 2016 Festivali i Filmit në Venecia i dha atij një Luan të Artë për arritjet e jetës.

“Unë kurrë nuk mendoj për të kaluarën time,” u tha ai gazetarëve. “Përpara, përpara, përpara”, përfundoi.