Vendosni fjalën kyçe....

Pavarësisht kundërshtimit amerikan përfundon gazsjellësi Nord Stream 2, lidhet pjesa e fundit e tubit


Inxhinierët kanë bashkuar pjesën e fundit të tubacionit të gazsjellësit Nord Stream 2, thonë operatorët.

Furnizimi me gaz në Gjermani pritet të fillojë në tetor. Ndërtimi i tubacionit të diskutueshëm të gazit natyror Nord Stream 2 bëri një hap të madh drejt përfundimit.

Sipas kompanisë, pjesa përfundimtare e tubacionit është bashkuar e më pas do ulet në Detin Baltik. Pastaj duhet të lidhet dhe më pas pritet të fillojë funksionimin.

Kompania shtetërore energjetike ruse Gazprom tha se pasi të ketë përfunduar projekti, gazsjellësi do të fillojë të furnizojë Gjermaninë në tetor. Projekti prej 10 miliardë eurosh pritet të dyfishojë kapacitetin e gazit në Gjermani.

Ndërtimi i tij ka qenë një pikë përpasjeje mes SHBA-së, Rusisë e Gjermanisë. Sipas Uashingtonit, një projekt i tillë krijon një marrëdhënie varësie Evropës dhe Rusisë.