“Kërkuan zhdukjen e LSI-së, kjo nuk do ndodhë kurrë”, deklaroi sot Petrit Vasili në “News24”.
Ai shtoi se 110 mijë vota do të prodhonin 24 mandate dhe se sfidat e kanë bërë Lëvizjen Socialiste për Integrim më të fortë.
“Nuk ka qeveri. Ka vetëm një grup uniseks që firmos. Qeveria është Rama.”, komentoi qeverinë e re Vasili.
“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon.”, shkruante sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, me rastin e ditës së krijimit të kësaj partie.