Oficerët e policisë franceze janë qortuar për arrestimin brutal të dy grave, pasi u tërhoqën kur u përballën me një grup të madh protestuesish kundër të ashtuquajturave karta shëndetësore të koronavirusit.
Qindra njerëz u futën me forcë në qendrën tregtare Forum des Halles të shtunën, në mes të një sërë demonstratash mbarëkombëtare kundër kufizimeve dhe detyrimeve Covid-19. Grupi u pa duke brohoritur ‘Liri!’ brenda qendrës tregtare, e cila është pjesërisht nëntokësore dhe e lidhur me qendrën e tranzitit të metrosë Chatelet -Les Halles.
Për të rivendosur rendin publik, autoritetet vendosën një njësi të policisë speciale, BRAV-M, një akronim francez për Brigadat e Motorizuara për Shtypjen e Veprimeve të Dhunshme-edhe pse turma nuk po kundërshtonte as teknikisht ndalimin e hyrjes në qendra tregtare pa një certifikatë shëndetësore.
Megjithatë pasi policia arrestoi në mënyrë të dhunshme dy gra, qindra qytetarë kundërshtuan me forcë policinë duke bërë që kjo e fundit të tërhiqet.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani