Zv.ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli, ka thënë mbrëmjen e sotme se Komiteti Teknik i Vaksinimit po diskuton mundësinë e vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç si dhe për mundësinë e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ ku theksoi se vendimi lidhur me propozimet e mësipërme do merret shpejt.
Po kështu, Rakacolli tha se vendi po përballet me epideminë e të pavaksinuarve duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
“Do të merret një vendim nëse do të ulet mosha e vaksinimit, si dhe do të merret një vendim edhe për dozën e tretë. Mbi 12 vjeç është provuar vaksinimi, është diçka që ekspertët tanë të Komitetit të Vaksinimit janë duke e diskutuar dhe do të ketë një vendim shumë shpejt. Situata është më e mirë sesa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, kjo për vaksinimin masiv. Tashmë po hasemi me pandeminë e të pa vaksinuarve. Ato që janë të shtruar në spital janë 95% të pa vaksinuar. Janë edhe të fashave moshore, që duhet të kishin bërë vaksinën. Ne duam të vaksinojmë popullsinë me vaksina që janë të provuara që janë të suksesshme.” – tha Rakacolli.